• Zëdhënësi i Ansarullah: Kombet e Bashkuara nuk i përmbushën premtimet e veta

Zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit tha se Kombet e Bashkuara nuk kanë përmbushur asnjë nga premtimet e tyre për të lehtësuar dërgimin e të plagosurve jemenas jashtë vendit.

Mohamed Abdul Salam shtoi se të plagosurit, studentët jemenas dhe të sëmurit jashtë vendit, janë një nga çështjet më të rëndësishme në krizën aktuale në Jemen. Një lajm tjetër nga Jemeni bën të ditur se ushtria e Jemenit ka sulmuar disa pika të kompanisë Armako të naftës së Arabisë Saudite në rajonin Xhizan. Ushtria e Jemenit me disa topa dhe raketa ka sulmuar bazat e ushtarëve sauditë në rajonet Xhizan, Nexhran dhe Asir. Me reagimin e ushtrisë së Jemenit ka dështuar operacioni Helly Born i agresorëve sauditë në brigjet perëndimore të Jemenit.

 

 

Sep 04, 2018 20:56 Europe/Tirane
Komente