• Aeroplanët luftarakë sauditë sulmojnë rajonet në Omran dhe në brigjet perëndimore të Jemenit

Aeroplanët luftarakë të regjimit saudit kanë kryer sulme masive në provincën Omran dhe në brigjet perëndimore të Jemenit.

Rajoni Harf Sofjan në provincën Omran ka qenë objekt i sulmeve të avionëve sauditë. Po ashtu është bombarduar edhe rajoni Al Xhah në brigjet perëndimore të Jemenit. Agresorët sauditë po ashtu kanë sulmuar rajonin Razeh, që gjendet në provincën Sade të Jemenit. Nga ana tjetër burime saudite kanë njoftuar për pengimin e uljes së një avioni të OKB në aeroportin e Sanas, duke thënë se në momentin kur avioni ka synuar të ulet në aeroportin e Sanas për të transportuar grupet jemenase për negociata në Gjenevë, Arabia Saudite ka penguar këtë veprim. Grupet jemenase ishte planifikuar të largoheshin nga Sana të martën për të shkuar në Gjenevë, ku të enjten pritet të organizohet një samit, por deri më tani këto grupe nuk kanë qenë në gjendje të largohen nga Sana.    

 

Sep 05, 2018 20:57 Europe/Tirane
Komente