• Protesta në Jemen kundër regjimit saudit

Me mijëra jemenas janë ngritur në protesta kundër përkeqësimit të gjendjes ekonomike, kundër qeverisë së dorëhequr dhe kundër koalicionit saudit.

Protestat janë organizuar në qytetin Mukalla, njofton agjencia Mehr e lajmeve. Protestuesit kanë hedhur slogane kundër Abdarabuh Mansur Hadit presidentit të vetë dorëhequr të Jemenit dhe kanë kërkuar largimin e qeverisë së tij. Në këto protesta pjesëmarrësit kanë djegur dhe grisur portretet e liderëve të vendeve agresore kundër Jemenit si krerët e EBA. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit.

Sep 06, 2018 11:32 Europe/Tirane
Komente