• Bahrejn: 21 shtetas bahrejnas në prag të dënimit me vdekje

Organizata mbrojtëse e të drejtave të njeriut Reprieve, ditën e mërkurë njoftoi se 21 bahrejnas shumica e të cilëve të burgosur politikë, janë në prag të ndëshkimit me vdekje.

Organizata Reprieve me qendër në Londër ka kërkuar nga autoritetet e Bahrejnit që menjëherë të anulojnë vendimin për dënimin me vdekje të këtyre personave. Organizata në fjalë thotë se forcat e regjimit Al Khalifa kanë marrë pohime nga personat e burgosur pasi i ka torturuar ata dhe më pas në një gjyq simbolik personat në fjalë janë dënuar me vdekje dhe burgim të përjetshëm, pasi u është hequr e drejta e nënshtetësisë. 7 vjet më parë më 14 shkurt të vitit 2011, populli bahrejnas me kërkesën për liri, eliminimin e diskriminimit dhe zgjedhjen e shtetit me votën e popullit u ngrit në protesta. Protestat që organizohen nga bahrejnasit përreth shtëpisë së sheik Isa Kasem në rajonin Deraz në Manama kryeqytetin e Bahrejnit dhe në zona të tjera të vendit tregojnë se sulmet ndaj klerikëve fetarë dhe ndaj aktivistëve të të drejtave të njeriut janë vijë e kuqe e popullit bahrejnas.

Sep 06, 2018 11:32 Europe/Tirane
Komente