• 23 persona plagosen nga sulmet raketore të Jemenit në jug të Arabisë Saudite

Si pasojë e sulmit raketor të forcave jemenase në jug të Arabisë Saudite, janë plagosur të paktën 23 persona.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se njësitë raketore të ushtrisë dhe forcave të rezistencës popullore të Jemenit kanë deklaruar se me tre raketa balistike vendore të llojit "Zilzal 1" kanë sulmuar bastionet e forcave ushtarake saudite në provincën Asir të Arabisë Saudite. Edhe të martën forcat jemenase kanë sulmuar me katër raketa të llojit "Badr 1" rafinerinë e kompanisë kombëtare të naftës së Arabisë Saudite "Aramco".

Sep 06, 2018 14:20 Europe/Tirane
Komente