• Shtyhen negociatat e Gjenevës për krizën në Jemen

OKB ka deklaruar se janë shtyrë negociatat e Gjenevës në lidhje me krizën në Jemen të cilat priteshin të fillonin ditën e enjte.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se OKB nuk është prononcuar në lidhje me arsyen e shtyrjes së negociatave të Gjenevës për krizën në Jemen, por siç duket delegacioni i lëvizjes Ansarullah akoma nuk ka arritur të niset nga Sana, kryeqyteti i Jemenit në drejtim të Gjenevës. Disa burime kanë thënë se koalicioni agresor i Arabisë Saudite ka penguar nisjen e delegacionit të lëvizjes Ansarullah nga Sana dhe në këtë mënyrë po saboton bisedimet. Më parë Muhamed Abdusalam, kryetari i delegacionit jemenas në bisedimet e Gjenevës, të martën ka thënë: "OKB nuk ka zbatuar asnjërin prej premtimeve të saj në kthimin e të plagosurve dhe të jemenasve që veprojnë në diasporë, ndërkohë që i është përgjigjur pozitivisht kërkesave të shteteve agresore ndaj Jemenit".

Tags

Sep 06, 2018 14:45 Europe/Tirane
Komente