• Bashar Xhaffari: Siria nuk ka armë kimike

Përfaqësuesi i përhershëm sirian në Kombet e Bashkuara të enjten në një takim të Këshillit të Sigurimit të Sirisë i quajti deklaratat e Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Britanisë të cilët kanë akuzuar ushtrinë siriane për përdorimin e armëve kimike si "joreale" dhe "mashtruese" dhe denoncoi disa nga anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit se janë kthyer në palë jo të përshtatshme për të mbrojtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

"Bashar Xhaafari ", duke theksuar se Siria nuk ka armë kimike dhe nuk ka përdorur kurrë dhe nuk do ta përdorë kurrë të tilla armë, tha se duket se disa nuk duan ta shohin realitetin. Ambasadori i përhershëm i Sirisë në Kombet e Bashkuara ka deklaruar se ata që anashkalojnë arsenalin bërthamor dhe kimik të Izraelit, shkatërruan Irakun dhe u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore e Iranit, nuk kanë të drejtë të shpifin për Sirinë. Bashar Xhaafari iu referua dështimit të Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Britanisë për të arritur qëllimet e tyre në Siri nëpërmjet mbështetjes për terrorizmin, duke thënë se këto tre vende tani po sabotojnë në rrugën politike. Përfaqësuesi i Përhershëm i Sirisë në Kombet e Bashkuara, duke thënë se Këshilli i Sigurimit nuk është fushë beteje, tha se ky këshill në të kaluarën ka hedhur hapa të gabuar në Irak dhe Libi dhe tani duhet të mësojë nga këto gabime.

Tags

Sep 07, 2018 08:07 Europe/Tirane
Komente