• Propozimi i Sauditëve për të kompensuar sulmin brutal ndaj autobusit me fëmijë provokoi zemërimin e popullit jemenas

Agjencia e lajmeve Al-Ahad citoi zemërimin e Jemenit ndaj propozimit saudit për të kompensuar viktimat e sulmit brutal të koalicionit saudit ndaj një autobusi që transportonte fëmijë nxënës në provincën Saade. Popullit jemenas po bëjnë thirrje për dënimin e autorëve të koalicionit të forcave të udhëhequra nga Arabia Saudite, të cilët kryen krimin makabër ndaj fëmijëve.

Mijëra jemenas në një demonstratë masive të mbajtur në qytetin Saad kërkuan dënimin e koalicionit të kryesuar nga Arabia Saudite. Abdul Salam Salihi, një komandant i lëvizjes së Jemenit Ansarullah, tha se demonstruesit jemenas kanë thënë: "Këshilli i Sigurimit dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale duhet të dënojë veprimet e tyre. Ai tha: Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Këshillit të Sigurimit dhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale, u themi se këto (Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite) janë kriminelë që krimet e tyre brutale i kryejnë në formë të qartë dhe duke i aprovuar haptazi. Salihi shtoi: "Unë theksoj se të gjitha vendet që kanë ndihmuar koalicionin kriminal duke i shitur armë, janë partnerë të drejtpërdrejtë në derdhjen e gjakut të grave dhe fëmijëve jemenas, prandaj ata do të ndëshkohen dhe nuk do të jenë të imunizuar nga ndjekja penale". Të paktën 40 fëmijë u martirizuan në një sulm ajror të koalicionit SHBA-Saudit ndaj një autobus shkollor në rrethin e Dhahian, në qytetin Saade, në Jemenin e veriut, gjë që shkaktoi zemërimin e qarqeve ndërkombëtare, sidomos organizatave humanitare.

Tags

Sep 07, 2018 08:07 Europe/Tirane
Komente