• Bahrejn, të burgosurit politik i pret dënimi me vdekje

Organizata mbrojtëse e të drejtave të njeriut Reprieve, ditën e mërkurë njoftoi se 21 bahrejnas shumica e të cilëve të burgosur politikë, janë në prag të ndëshkimit me vdekje.

Organizata Reprieve me qendër në Londër ka kërkuar nga autoritetet e Bahrejnit që menjëherë të anulojnë vendimin për dënimin me vdekje të këtyre personave. Organizata në fjalë thotë se forcat e regjimit Al Khalifa kanë marrë pohime nga personat e burgosur pasi i ka torturuar ata dhe më pas në një gjyq simbolik personat në fjalë janë dënuar me vdekje dhe burgim të përjetshëm, pasi u është hequr e drejta e nënshtetësisë. 7 vjet më parë më 14 shkurt të vitit 2011, populli bahrejnas me kërkesën për liri, eliminimin e diskriminimit dhe zgjedhjen e shtetit me votën e popullit u ngrit në protesta. Protestat që organizohen nga bahrejnasit përreth shtëpisë së sheik Isa Kasem në rajonin Deraz në Manama kryeqytetin e Bahrejnit dhe në zona të tjera të vendit tregojnë se sulmet ndaj klerikëve fetarë dhe ndaj aktivistëve të të drejtave të njeriut janë vijë e kuqe e popullit bahrejnas. Në rajonin Ma’amer të Bahrejnit janë organizuar protesta kundër pushtetit Al Khalifa. Në qytetin Ma’amer me dhjetëra bahrejnas janë ngritur në protesta për të kundërshtuar regjimin Al Khalifa dhe për të shprehur nderime për dëshmorët. Protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej “ Deri në rrëzimin e regjimit Al Khalifa, jemi pranë jush”. Ata gjithashtu me thirrjet e tyre kanë shprehur vazhdimin e aktiviteteve politike dhe revolucionare të popullit bahrejnas me qëllim përcaktimin e fatit të vendit. Ndaj ndëshkimit të të burgosurve politikë ka reaguar edhe instituti i të drejtave të njeriut në Bahrejn, i cili ka shprehur shqetësimin për fatin e paditur të 15 të të burgosurve bahrejnas. Në një deklaratë të nxjerrë nga ky institut thuhet se 15 të burgosur Bahrejnas të cilët prej mëse 1 muaji janë arrestuar nga forcat e regjimit Al Khalifa, janë burgosur në një vend të paditur dhe fati i tyre nuk dihet. Ky institut thotë se forcat e regjimit al-Khalifa vazhdojnë të pengojnë familjarët dhe atyre nuk u japin informacione mbi vendndodhjen e personave të arrestuar. Një javë më parë gjykata e Bahrejnit me pretendime boshe si kërcënimi i sigurisë kombëtare ka akuzuar 6 të rinj bahrejnas me nga 5 vjet heqje lirie. Pas dhënies së këtij verdikti nga ana e gjykatës, shumë shtetas bahrejnas u ngritën në protesta. Mw herwt parlamenti i Evropës me shumicë votash ka miratuar një rezolutë në të cilën ka dënuar shkeljen e të drejtave të njeriut në Bahrejn. Parlamenti i Evropës ditën e enjte me shumicë të votave ka miratuar një rezolutë në të cilën duke dënuar shkeljen e të drejtave të njeriut në Bahrejn, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politik duke përfshirë edhe Nabil Raxhab, aktivistin e njohur politik të këtij vendi. Në këtë rezolutë është theksuar ndërprerja e dhunës dhe krijimit të frikës dhe tmerrit dhe përndjekja e aktivistëve të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Kjo është në kohën kur regjimi Al Khalifa  i Bahrejnit që nga viti 2011 me zgjerimin e protestave qytetare, po vazhdon të shtyp protestuesit dhe opozitarët e tij duke ushtruar forma të ndryshme të dhunës dhe terrorist. 

Tags

Sep 07, 2018 09:44 Europe/Tirane
Komente