• Ansarullah edhe njëherë thekson pjesëmarrjen në bisedimet e Gjenevës

Një anëtar i zyrës politike të lëvizjes Ansarullah në Jemen, theksoi gatishmërinë e delegacionit të Sanas për të shkuar në Gjenevë për të marrë pjesë në bisedime, duke thënë se pozicioni i kësaj lëvizjeje për konsultime politike nuk ka ndryshuar.

"Kombet e Bashkuara duhet të sigurojnë avionin e Omanit për transferimin e delegacionit të Jemenit në Muskat dhe të vazhdojë udhëtimin nga atje për në Gjenevë", tha Seifullah Al Shami, anëtar i zyrës politike të lëvizjes Ansarullah në Jemen. OKB ka deklaruar se janë shtyrë negociatat e Gjenevës në lidhje me krizën në Jemen të cilat priteshin të fillonin ditën e enjte. Burime saudite ditë më parë kanë njoftuar për pengimin e uljes së një avioni të OKB në aeroportin e Sanas, duke thënë se në momentin kur avioni ka synuar të ulet në aeroportin e Sanas për të transportuar grupet jemenase për negociata në Gjenevë, Arabia Saudite ka penguar këtë veprim.

 

 

Tags

Sep 07, 2018 20:54 Europe/Tirane
Komente