• Presidenti irakian kërkon dënimin e autorëve përgjegjës për sulmin ndaj konsullatës iraniane

Fuad Masum, presidenti i Irakut me anë të një deklarate ka dënuar djegien e konsullatës së Republikës Islamike të Iranit në Basra të Irakut dhe ka kërkuar kryerjen e hetimeve të menjëhershme për kapjen dhe dënimin e autorëve të këtij sulmi.

Fuad Masum, në këtë deklaratë theksoi ruajtjen e marrëdhënieve miqësore të Iranit dhe Irakut dhe kërkoi zgjerimin akoma më të madh të marrëdhënieve mes dy vendeve. Sulmin ndaj konsullatës së Republikës Islamike të Iranit e ka dënuar edhe kryeministri dhe ministri i brendshëm i irakut. Ministri i brendshëm i Irakut, në një sesion të posaçëm parlamentar në Bagdad për të shqyrtuar situatën në Basra, ka kërkuar ndjekjen penale të autorëve dhe zyrtarëve që nuk kanë kryer detyrat e tyre. Kasem Al Araxhi në sesionin e posaçëm të parlamentit irakian në të cilën ishte i pranishëm edhe kryeministri irakian Heidar Ebadi, ka thënë: Është urdhëruar që ata që kanë dëmtuar pronën publike dhe kanë sulmuar pjesëmarrësit në protestat e Basrës, të ndiqen penalisht. Al Araxhi duke thënë se që nga fillimi i protestave, ishin lëshuar urdhra për të mbështetur protestuesit, ka shtuar: Ata që lanë pozitat e tyre në zyra dhe nuk i mbrojtën protestuesit nga sulmet, do të dënohen. Ministri i brendshëm i Irakut gjithashtu njoftoi ndryshimin e pozitave të disa komandantëve të sigurisë dhe shtoi se mbrojtja e ambasadave dhe konsullatave në Irak duhet të rritet. Edhe kryeministri irakian Hejdar Ebadi ka kërkuar nga forcat e sigurisë së Irakut që të përballen në mënyrë të prerë me sulmet e autorëve të trazirave që po kryhen njëkohësisht me protestat e qytetarëve të Basrës.

 

 

Tags

Sep 09, 2018 08:58 Europe/Tirane
Komente