• Zëdhënësi i Ansarullah të Jemenit: Agresorët do të paguajnë çmim të lartë

Muhamed Abdusalam, zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit deklaroi se agresorët me kontrollin e ashpër që kanë vendosur mbi korridoret tokësore, detare dhe ajrore të Jemenit, do të paguajnë çmim të lartë.

Zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah shtoi: "Populli i Jemenit do t'i japë përgjigjen e duhur agresorëve". Abdusalam vuri në dukje edhe veprimet e koalicionit saudit-amerikan që kanë penguar udhëtimin e përfaqësuesve të qeverisë së shpëtimit kombëtar të Jemenit për të marrë pjesë në negociatat e paqes në gjeneve dhe tha se OKB ka dështuar në sigurimin e lejes për udhëtimin e këtij delegacioni. Ndërkohë edhe Ahmed Al-Aliji, një prej liderëve të lëvizjes jugore kundër agresionit dhe pushtimit të Jemenit, e ka dënuar moslejimin e udhëtimit të delegacionit jemenas për të marrë pjesë në negociatat e Gjenevës dhe atë e ka quajtur përpjekje për vazhdimin e krizës, destabilitetit dhe vrasjen e civilëve në Jemen. Ai ka thënë: "Paaftësia e OKB për të siguruar një avionë për delegacionin jemenas që të shkojë në gjeneve, e ka vendosur në pikëpyetje edhe aftësinë e kësaj organizate për arritjen e një rrugëzgjidhje politike".

Tags

Sep 09, 2018 14:31 Europe/Tirane
Komente