• Sulmet e avionëve sauditë në veri të Jemenit

Avionët luftarakë sauditë të dielën kanë sulmuar disa herë rajonin Bakem në provincën Sade (veri të Jemenit).

Sipas kanalit televiziv Al Masira, në këto sulme janë shkatërruar tërësisht disa shtëpi. Nuk janë dhënë më shumë detaje në lidhje me këto sulme. Po ashtu kanali televiziv Al Masira ka raportuar se forcat jemenase kanë shkatërruar tre automjete të mercenarëve sauditë në veri të rajonin Al Darhimi në brigjet perëndimore të Jemenit. ky raport thotë se të gjithë personat që gjendeshin në këto automjete janë vrarë.  Arabia Saudite prej marsit 2015 ka nisur agresionin ushtarak kundër Jemenit me pretekstin e rikthimit të Mansur Hadit në postin e presidentit të Jemenit.

 

Tags

Sep 09, 2018 20:56 Europe/Tirane
Komente