• Muhamed Ali Al-Huthi: Agresorët sauditë synojnë të ushtrojnë presion ekonomik mbi Jemenin

Kryetari i Komitetit të Lartë të Revolucionit të Jemenit theksoi se agresorët sauditë po mendojnë se me presionin ekonomik mund të realizojnë ato qëllime të cilat nuk kanë arritur t'i realizojnë gjatë viteve të kaluara me sulme ushtarake.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Muhamed Ali Al-Huthi në një postim në Twitter ka shkruar: "Agresorët kundër Jemenit me veprimet e tyre janë bërë shkak që monedha Rial e Jemenit të humbë vlerën e saj në shkëmbim me valutat e huaja dhe ata kanë dështuar të gjejnë zgjidhje edhe në ato zona që i mbajnë nën kontroll. Prandaj kërkohet nga qeveria që të marrë masat e duhura në këtë drejtim. Përpjekjet për të gjetur një rrugëzgjidhje për paqe gjithnjë janë përballur me pengesat e krijuara nga shtetet agresore, do të thotë Amerika, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aleatet e tyre, ndërkohë që ata duhet ta dinë se të vetmen punë që e bëjnë është shtimi i vuajtjeve të popullit të Jemenit". Muhamed Ali Al-Huthi më parë duke kritikuar punën e Martin Griffiths, përfaqësuesit të OKB në Jemen, ka thënë: "Agresorët saudito-amerikanë dhe aleatët e tyre duke futur monedha të shtypura në Aden në jug të Jemenit, kanë ulur vlerën e Rialit të Jemenit".

Tags

Sep 10, 2018 16:06 Europe/Tirane
Komente