• Reagimi i Hamasit ndaj vendimit të SHBA për të mbyllur zyrën e

Anëtari i Byrosë Politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas), tha se vendimi i qeverisë amerikane për të mbyllur zyrën e Organizatës për Çlirimin e Palestinës në Uashington, sinjalizon përkeqësimin e procesit të kompromisit.

Hesam Bedran tha të hënën se vendimi i qeverisë së SHBA për të mbyllur zyrën e Organizatës për Çlirimin e Palestinës në Uashington paraqet një ngërç për negociatat me okupatorët sionistë. Administrata e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ka njoftuar se do të shpallë sot vendimin për mbylljen e zyrës së Organizatës për Çlirimin e Palestinës në Washington. Duke u thirrur në deklaratën e një zyrtari të paemëruar të Shtëpisë së Bardhë, gazeta “Amerikan Wall Street Journal” njoftoi se vendimin për mbylljen e zyrës së Organizatës për Çlirimin e Palestinës në Washington do ta shpallë këshilltari i Trumpit për siguri kombëtare John Bolton.

 

 

Sep 10, 2018 20:55 Europe/Tirane
Komente