• Ministri i jashtëm i Irakut: Sulmi ndaj konsullatës iraniane ishte sulm ndaj Irakut

Ministri i jashtëm i Irakut lidhur me sulmin e disa mercenarëve kundër konsullatës së Republikës Islamike të Iranit në Basra në jug të Iranit, ka thënë se ky sulm nuk ishte vetëm kundër Iranit por edhe kundër Irakut.

Ibrahim Xhaafari në një intervistë televizive të tij ka thënë se veprimet e disa personave të caktuar si sulmi ndaj konsullatës së Republikës Islamike të Iranit në Basra nuk duhet t’i ngjitjen qeverisë dhe kombit irakian dhe as atyre protestuesve që janë ngritur në formë paqësore në protesta për të drejtat e tyre. Elementët që kanë kryer këtë akt, janë mercenarë që kanë dashur të prishin imazhin e Irakut dhe të shkatërrojnë marrëdhëniet mes Iranit dhe Irakut. Shefi i diplomacisë irakiane theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të thella dhe rrënjët i kanë në realitetet historike dhe gjeografike. Ministri i jashtëm i Irakut ka thënë se nuk duhet krijuar ideja se protestuesit paqësore kanë kryer këtë veprim ( sulmuar konsullatën e Iranit në Basra) pasi ky agresion është kryer nga disa mercenarë dhe elementë të devijuar, të cilët shumë shpejt do të kapen dhe do ndëshkohen sipas ligjit. Ditën e premte në kuadër të protestave për mungesën e shërbimeve publike në Basra, në këtë qytet është djegur konsullata e Republikës Islamike të Iranit. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Irakut pasi dënoi këtë sulm të egër ndaj konsullatës së Iranit në Basra ka rikujtuar se qeveria irakiane është përgjegjëse për ruajtjen e godinave dhe përfaqësive diplomatike dhe nga Bagdadi kërkoi që sa më shpejt të zbulojë, kapë dhe dënojë ashpër autorët e këtij sulmi.

Tags

Sep 11, 2018 10:15 Europe/Tirane
Komente