• 50 të plagosur nga sulmet e sionistëve kundër protestuesve palestinezë

Për shkak të sulmit të sionistëve ndaj protestuesve palestinezë në demonstratën e quajtur : Lironi Anijet”, protestë që u organizua në rajonin Vahe në veri të rripit të Gazës, me dhjetëra palestinezë janë plagosur.

Agjencia palestineze e lajmeve citon një njoftim të ministrisë së shëndetësisë ku thuhet se forcat sioniste në demonstratën e 7-të detare kanë plagosur 49 palestinezë dhe 10 prej të cilëve janë dërguar në gjendje të rëndë në spital. Në mesin e të plagosurve gjenden edhe disa gazetarë dhe pjesëtarë të ndihmës së shpejtë. Forcat sioniste ndaj protestuesve palestinezë në afërsi të kufijve detare në veri të rripit të Gazës,  kanë përdorur gaz helmues dhe plumba realë. Në demonstratën e 7-të detare të palestinezëve, 50 varka palestineze me flamurin palestinez kanë lundruar në kufijtë detarë të rripit të Gazës. Ndaj protestuesve forcat sioniste kanë hapur zjarr duke plagosur edhe disa studentë. Deri tani janë organizuar 7 demonstrata detare për eliminimin e rrethimit të Gazës të cilat janë shtypur me forcë nga ushtria e regjimit sionist.

 

 

Tags

Sep 11, 2018 10:15 Europe/Tirane
Komente