• Tre anëtarë të një familje jemenase humbin jetën nga sulmet saudite në Hudejdah

Si pasojë e bombardimit të rajonit Al-Xhebelija në provincën Hudejda në jug të Jemenit, nga avionët luftarak të regjimit Al Saud, janë vrarë tre anëtarë të një familje dhe janë plagosur anëtarë të tjerë të saj.

Kanali televiziv Al Masira ndërkohë raportoi se Khaled Al-Shaef, drejtori i aeroportit ndërkombëtare të Sanasë, ka thënë: "Regjimi agresor Al Saud duke ndaluar edhe fluturimet e avionëve që transportojnë të sëmurët dhe të plagosurit jashtë vendit, po kryen një katastrofë tjetër në Jemen. Aeroporti i Sanasë më parë kryente 50 fluturime në ditë ku tre prej tyre ishin të caktuara për transportimin e të sëmurëve në Egjipt, Jordani dhe në vendet e tjera. Me ndalimin e këtyre fluturimeve për të sëmurët, regjimi Al Saud po kryen edhe një krim njerëzor kundër popullit të Jemenit". Ministria e Shëndetësisë së Jemenit ka deklaruar: "Si pasojë e përkeqësimit të situatës shëndetësore për shkak të mbylljes së aeroportit ndërkombëtar të Sanasë, për çdo ditë vdesin 20-30 persona të sëmurë".

 

Tags

Sep 11, 2018 14:42 Europe/Tirane
Komente