• Marrëveshje e re mes koalicioneve Al-Fat'h dhe Sairun në Irak

Muhamed Al-Ghaban, deputet i Parlamentit të Irakut, deklaroi së është arritur marrëveshje e re mes koalicioneve Al-Fat'h dhe Sairun për formimin e qeverisë së re të këtij vendi.

Kanali televiziv NRT njoftoi se Muhamed Al-Ghaban ka thënë se ngjarjet e Basrës dhe veprimi i dobët i qeverisë në këtë situatë është bërë shkak për krijimin e ndarjeve në koalicionin "Reforma dhe Zhvillim" dhe si rezultat është arritur një mirëkuptim i ri mes koalicioneve Al-Fat'h dhe Sairun me urdhër të autoriteteve fetare. Ndërkohë burime nga zyra e Ajetullah Sistani, autoritetit të lartë shiitë në Irak, kanë thënë se sipas Kushtetutës së këtij vendi, kandidimi i personave për marrjen e postit të kryeministrit është kompetencë e subjektit që ka numër më të madh në Parlament dhe të tjerët nuk të refuzojnë kandidaturën e tyre.

 

Tags

Sep 11, 2018 15:09 Europe/Tirane
Komente