• Fundi i konsultimeve midis Iranit, Rusisë dhe Turqisë mbi Sirinë

Raundi i dytë i konsultimeve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë mbi procesin e paqes siriane u mbajt sot në Gjenevë me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Çështjet Siriane në lidhje me Komitetin Kushtetues të Sirisë.

Katër ditë pas përfundimit të suksesshëm të samitit në Teheran, ku presidentët e Iranit, Rusisë dhe Turqisë theksuan mbi vazhdimin e punimeve për të ndihmuar në procesin politik për të zgjidhur krizën siriane dhe për të lehtësuar formimin e një komiteti kushtetues, të martën u mbajt raundi i dytë i konsultimeve në takimin e Gjenevës në lidhje me progresin e fundit në procesin politik për të zgjidhur krizën siriane, duke u fokusuar në formimin e komitetit kushtetues. Në bisedimet e Gjenevës u theksua mbi procesin politik sirian-sirian dhe nevojën për të ruajtur sovranitetin nacional të Sirisë, përbërjen e duhur të anëtarëve të komitetit kushtetues në një mënyrë që është e pranueshme për partitë e ndryshme, duke u bazuar në realitetet e skenës siriane, detajet e komitetit kushtetues dhe rregullimi i kushtetutës siriane, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e çështjeve dhe pasojat e krizës shumëvjeçare të vendit.

 

Tags

Sep 11, 2018 21:01 Europe/Tirane
Komente