• AAP: Zotimet kundrejt Kodsit janë më të rëndësishme sesa marrëdhëniet me Amerikën

Zëdhënësi i AAP ka deklaruar se zbatimi i zotimeve kundrejt Kodsit janë më të rëndësishme sesa marrëdhëniet me Amerikën.

Nabul Abu Radine, zëdhënës i AAP theksoi se zbatimi i zotimeve kundrejt Kodsit është ruajtje e aspiratave dhe parimeve të kombit palestinez dhe kjo së bashku me dosjen e të shpërngulurve de emigrantëve janë më të rëndësishme sesa marrëdhëniet me Amerikën. Radine ka shtuar se vendimet e Amerikës nuk do të bëhen shkak që palestinezët të mos zbatojnë zotimet e tyre për ruajtjen e simboleve të shenjta islame, të krishtera dhe zbatimin e rezolutave ndërkombëtare dhe të traktateve të nënshkruara nga krerët arabë dhe islamikë.  Kohët e fundit gazeta amerikane Wall Street Journal citon këshilltarin e sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë të ketë njoftuar për mbylljen e zyrës së OÇP në Uashington. John Bolton ka thënë se Shtëpia e Bardhë ka deklaruar mbylljen e zyrës së OÇP. Sipas fjalimi të mbajtur nga Bolton, në kohën kur palestinezët refuzojnë negociatat e drejtpërdrejta dhe të kuptimta me Izraelin, atëherë qeveria Trump nuk mund të mbajë hapur zyrën e OÇP.

Tags

Sep 12, 2018 10:25 Europe/Tirane
Komente