• Xha’afari kërkon largimin e forcave turke nga Iraku

Ibrahim Xha’afari ministër i jashtëm i Irakut ka kërkuar tërheqjen dhe largimin e menjëhershëm të forcave turke nga Iraku.

Kohët e fundit Turqia me pretekstin e shtypjes së forcave të Partisë Punëtore të Kurdistanit të njohur me emrin PKK, ka dërguar forca në Irak gjë e cila ka shkaktuar reagimin e ashpër të qeverisë irakiane dhe vendeve të tjera. Ibrahim Xha’afari në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Ligës Arabe, takim që mbahet në Kajro të Egjiptit, pasi dënoi qëndrimet e Turqisë lidhur me agresionin e forcave ushtarake turke në rajonin Bashika të Irakut dhe tha: Vazhdimi I pranisë së forcave turke në territorin irakian është i papranueshëm. Xha’afari shtoi se megjithëse Liga Arabe e ka dënuar agresionin e Turqisë në Irak dhe ka kërkuar largimin e trupave turke nga Iraku, mirëpo Ankaraja deri tani nuk ka ndërmarrë asnjë veprim në këtë drejtim Ministri i jashtëm i Irakut gjithashtu përmendi interesimin e Bagdadit për zgjerimin e bashkëpunimit me Ankaranë dhe shtoi se Iraku është pro marrëdhënieve të mira me të gjithë fqinjët e tij mirëpo kjo nuk do të thotë heshtje përballë agresioneve dhe shkeljes së sovranitetit kombëtar të tij.

 

 

Sep 12, 2018 10:25 Europe/Tirane
Komente