• Me dhjetëra të vrarë dhe të plagosur nga një shpërthim terrorist në veri të Tikritit

Me dhjetëra civilë janë vrarë dhe plagosur si pasojë e një shpërthimi terrorist në veri të Tikritit në Irak.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sejf Al-Badr, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Irakut, deklaroi se si pasojë e shpërthimit të një autobombe në qytetin Al-Haxhaxh në veri të Irakut pesë civilë janë vrarë dhe 37 të tjerë janë plagosur. Forcat e sigurisë së Irakut e kanë rrethuar zonën dhe kanë transferuar të plagosurit në Spital. Nga ana tjetër një burimi i sigurisë së Irakut ka thënë se nga shpërthimi i një bombe skaj rruge në fshatin Kunejtra në rajonin Al-Sharkat në veri të Irakut, është shkatërruar një makinë civile dhe në person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.

Sep 12, 2018 15:11 Europe/Tirane
Komente