• Hamas thekson vazhdimin e rezistencës si opsion i vetëm për Palestinën

Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) në 13 vjetorin e largimit të regjimit sionist nga Rripi i Gazës, ka theksuar vazhdimin e opsionit të rezistencës dhe luftës së armatosur.

Më 12 shtator të vitit 2005, regjimi sionist me komandën e ish-kryeministrit Ariel Sharon, tërësisht është tërhequr nga Rripi i Gazës dhe forcat ushtarake dhe 9 mijë kolonë sionistë janë larguar Rripi i Gazës. Hamas të mërkurën (sot) ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka hedhur poshtë "akordin e shekullit" dhe të gjitha lëvizjet e tjera që bëhen në kuadër të zhdukjes së çështjes së Palestinës ndërsa ka deklaruar: "Tërheqja e regjimit sionist nga Rripi i Gazës është kthesë e madhe në zhvillimin e qasjes së Rezistencës dhe armëve të saj".

Hamas ka theksuar edhe rolin e rëndësishëm të protestës për të drejtën e kthimit dhe përsëri ka deklarua mbështetjen e vet ndaj pjesëmarrësve në këto protesta. Hamas në këtë deklaratë edhe njëherë ka kërkuar nga Mahmud Abas, kryetari i AAP, që t'i japë fund koordinimeve dhe bashkëpunimeve të sigurisë me regjimin sionist dhe të heqë dorë nga përndjekja dhe arrestimi i anëtarëve të Rezistencës Islamike Palestineze.

Sep 12, 2018 15:21 Europe/Tirane
Komente