• 3 mijë femra në Jemen janë vrarë që nga nisja e agresionit saudit

Që nga nisja e bombardimeve të avionëve luftarakë të regjimit Al Saud në Jemen, janë vrarë 3 mijë femra jemenase.

Lajmi bëhet i ditur nga UNICEF sipas të cilit që nga nisja e luftës së Arabisë Saudite kundër Jemenit e deri më tani në Jemen janë vrarë 5 mijë fëmijë dhe 3 mijë femra ndërkohë që 11 milion fëmijë që të gjithë kanë nevojë për ndihma humanitare. Vlen të theksohet se Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.

Tags

Oct 11, 2018 10:44 Europe/Tirane
Komente