• Krimet e Arabisë Saudite kundër fëmijëve në Jemen

Në raportin më të fundit të UNICEF thuhet se në sulmet e këtij viti të Arabisë Saudite kundër Jemenit janë vrarë të paktën 1250 fëmijë, ndërkohë që Arabia Saudite vazhdon akoma të tilla krime në Jemen.

Që nga nisja e bombardimeve të avionëve luftarakë të regjimit Al Saud në Jemen, janë vrarë 3 mijë femra jemenase. Lajmi bëhet i ditur nga UNICEF sipas të cilit që nga nisja e luftës së Arabisë Saudite kundër Jemenit e deri më tani në Jemen janë vrarë 5 mijë fëmijë dhe 3 mijë femra ndërkohë që 11 milion fëmijë që të gjithë kanë nevojë për ndihma humanitare. I dërguari i posaçëm i UNICEF-it në Jemen, njoftoi se që nga fillimi i këtij viti për shkak të sulmeve të Arabisë Saudite në këtë vend mbi 1250 fëmijë janë vrarë. Përfaqësuesi i UNICEF në Jemen në një intervistë për kanalin Rusia Today tha se në Jemen që nga nisja e konfliktit janë vrarë 1250 fëmijë dhe 3 mijë të tjerë janë plagosur. Sipas tij vetëm në dy muajt e fundit në Jemen janë vrarë 37 fëmijë. Kjo është e vetmja statistikë zyrtare e organeve ndërkombëtare mbi vrasjen e fëmijëve në Jemen. Ai tha se e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund vrasjes së fëmijëve në Jemen është përfundimi i luftës në këtë vend. Ne prej të gjitha palëve të futura në konflikt në Jemen kërkojmë që të parandalojnë sulmet që vrasin fëmijët. Ne do të përpiqemi tu vijmë në ndihmë civilëve mirëpo ekzistojnë probleme të shumta. Ne do të përpiqemi që ndihmat t’i dërgojmë nëpërmjet organeve jo qeveritare dhe popullore, tha në fjalën e tij I dërguari i posaçëm i UNICEF-it në Jemen. Organizata UNICEF në këtë raport për gjendjen e fëmijëve në Jemen gjithashtu ka thënë se në vitin 2017 për shkak të agresioneve të Arabisë Saudite kundër Jemenit dhe pasojave të tyre, në këtë vend kanë vdekur 23 mijë fëmijë. Në këtë raport theksohet se në vitin 2017, për shkak të sulmeve të Arabisë Saudite dhe luftës në Jemen kanë humbur jetën 4 mijë e 272 nëna dhe më shumë se 23 mije fëmijë. Drejtori ekzekutiv i UNICEF-it ka paralajmëruar për gjendjen e qindra mijëra fëmijëve jemenas. Antonio Leek, drejtori ekzekutiv i UNICEF-it, me anë të një deklarate, ka theksuar se mbi 400 mijë fëmijë jemenas për shkak të kequshqyerjes të madhe, por përballen me rrezikun e vdekjes. Antonio Leek vuri në dukje veprimet e regjimit Al Saud dhe aleatëve të tij në mbylljen e të gjitha porteve dhe aeroporteve të Jemenit dhe ka paralajmëruar se këto veprime përkeqësojnë situatën njerëzore në Jemen më shumë se në të kaluarën. Ndërkohë Stephan Duxharik, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, gjithashtu, ka shprehur shqetësime në lidhje me situatën e krijuar në Jemen për shkak të mbylljes së korridoreve të Jemenit nga forcat e koalicionit saudit dhe deklaroi se Jemeni po përballet me krizën më të madhe gjatë dekadave të fundit në botë. UNICEF në raportin e tij ka thënë se 2 milion fëmijë në Jemen janë privuar nga e drejta e arsimit për shkak të agresionit të Arabisë Saudite kundër Jemenit. Që nga nisja e agresionit të Arabisë Saudite kundër Jemenit kete vit e deri më tani, 5 mijë fëmijë jemenas kanë humbur jetën, janë plagosur ose kanë humbur gjymtyrët e tyre. UNICEF gjithashtu është shprehur i shqetësuar mbi parametrat e ujit të pijshëm në Jemen dhe theksoi se 1 milion fëmijë në Jemen dyshohen se janë të infektuar me kolerën. Në Jemen jetojnë rreth 11 milion fëmijë të cilët pothuajse që të gjithë kanë nevojë për ndihma humanitare. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 140 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.

 


 

Tags

Oct 12, 2018 09:30 Europe/Tirane
Komente