Oct 14, 2018 16:21 Europe/Tirane
  • Lëvizje të reja të ISIS në rajonet lindore të Sirisë

Grupi terrorist ISIS në disa javë të kaluar ka zhvilluar lëvizje të reja kundër forcave kurde të Sirisë në lindje të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se grupi terrorist ISIS aktualisht në Siri ka prani dhe vepron në mënyrë sporadike në jug dhe në verilindje të Sirisë dhe kohë pas kohe kryen veprime destruktive në këtë vend. Grupi terrorist ISIS në disa javë të kaluar ka filluar veprime më të intensifikuar në verilindje të Sirisë në zonat që kontrollohen nga forcat demokratike dhe është bërë shkak që zhvillimet frontale t'i kthen në favor të tij, çështje kjo që ka shtuar frikën dhe tmerrin e madh në mesin e banorëve të këtyre rajoneve të cilët gjithashtu ndodhen nën mbështetjen e koalicionit ndërkombëtar të drejtuar nga Amerika. Ky grup terrorist aktualisht në disa rajone të Sirisë si në pjesën lindore të lumit Eufrat deri në kufirin me Irakut në provincën Dejrul-Zur, ka prani në mënyrë sporadike. Amerika gjithashtu duke instaluar 10 baza ushtarake të saj në këto rajone, po mbështet forcat demokratike të Sirisë, por edhe disa grupe terroriste duke përfshirë edhe ISIS që gëzojnë mbështetjen ushtarake dhe trajnuese të Amerikës. Kjo mbështetje e tillë e Amerikës ndaj forcave demokratike të Sirisë tregon qartë se koalicioni ndërkombëtar i ashtuquajtur kundër ISIS në realitet është i pranishëm vetëm për ta ruajtur ISIS në verilindje të këtij vendi në mënyrë që të mund ta shfrytëzojë këtë grup terrorist përsëri në ndonjë vend tjetër në bazë të interesave të veta.

 

Tags

Komente