• Hamas: Protestat e gjera për të drejtën e kthimit, penguar realizimin e “pazarllëkut të shekullit”

Anëtari i lartë i lëvizjes së Rezistencës Palestineze (Hamas) deklaroi se protestat e gjerë për të drejtën e kthimit të refugjatëve palestinezë dhe për heqjen e bllokadës ndaj Rripit të Gazës, kanë penguar realizimin e planit të Amerikës të ashtuquajtur “pazarllëku i shekullit”.

Qendra informative e Palestinës njoftoi se Islamik Ridvan, anëtari i lartë i Hamas, deklaroi se protestat e gjera për të drejtën e kthimit kanë zbuluar skandalet e agresionit të regjimit sionist kundër popullit të Palestinës dhe kanë vërtetuar se regjimi sionist është më i dobët se strofulli i merimangës.

Ridvan ka theksuar: “Protestat për të drejtën e kthimit të refugjatëve palestinezë në vendbanimet e tyre dhe për heqjen e bllokadës ndaj Rripi të Gazës do të vazhdojnë deri në realizimin e qëllimeve të tyre që prioritet është heqja e bllokadës ndaj Rripit të Gazës dhe kthimi i refugjatëve palestinezë në vendbanimet e tyre”.

Ismail Ridvan tha se neutralizimi i komplotit të shëmtuar të armiqve në shlyerjen e çështjes së Palestinës, është qëllimi kryesor i protestave të gjëra për të drejtën e kthimit dhe regjimi pushtues i Kodsit të shenjtë po shkon drejt shkatërrimit dhe së shpejti krerët e Tel Avivit do të dënohen për krimet e tyre.  

Tags

Nov 07, 2018 14:48 Europe/Tirane
Komente