• Muhamed Ali Al-Huthi: Amerikanë me mbështetjen ndaj koalicionit agresor, po shkaktojnë vrasjen e qytetarëve jemenas

Kryetari i komitetit të lartë të revolucionit të Jemenit deklaroi se amerikanët duke mbështetur koalicionin agresor saudit, po shkaktojnë vrasjen e qytetarëve të pafajshëm jemenas.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi s3 Muhamed Ali Al-Huthi, kryetari i komitetit të lartë të revolucionit të Jemenit, në lidhje me mungesën e seriozitetit të palëve armiqësore për t’i dhënë fund luftës në Jemen, deklaroi: “Amerika, Anglia, Franca dhe rreth 17 vende të tjera kanë marrë pjesë në 5 mijë raste të shkeljes së të drejtave të njeriut në Jemen. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Amerika dhe aleatet e tyre nuk mund ta përfundojnë në favor të tyre luftën në Jemen”.

Muhamed Ali Al-Huthi edhe më herët ka deklaruar se OKB ka pohuar 5 mijë raste të shkeljes së të drejtave të njeriut në Jemen nga ana e koalicionit amerikano-saudit dhe aleatëve të tyre, prandaj ai ka kërkuar formimin e një komiteti ndërkombëtar për hetimin e krimeve të shteteve anëtare në koalicionin agresor saudit kundër Jemenit.

Vlen të theksohet se Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, së fund pas 44 muaj luftë të koalicionit agresor saudit kundër Jemenit, ka kërkuar përfundimin e luftës në Jemen.

 

Tags

Nov 07, 2018 14:57 Europe/Tirane
Komente