• Regjimi Al Saud vret një tjetër gazetar nën torturat çnjerëzore

Burimet mediale kanë njoftuar për vrasjen e një gazetari tjetër të Arabisë Saudite nën torturat çnjerëzore të regjimit Al Saud.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se llogaria në rrjetet sociale “Të burgosurit politik” e cila publikon lajmet në lidhje me të burgosurit dhe rastet e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite, ka shkruar se Turki bin Abdulaziz Al-Xhasir, gazetar dhe shkrimtar i Arabisë Saudite, është vrarë nën torturat çnjerëzore të autoriteteve të sigurisë së regjimit Al Saud në burg.

Sipas këtij burimi, autoritetet saudite kanë pretenduar se ky gazetar ishte përgjegjës i llogarisë “Keshkul” në Twitter që zbulonte shkeljet e të drejtave të njeriut nga autoritetet e Riadit.

Disa burime informative kanë deklaruar se autoritetet saudite nëpërmjet spiuneve që kanë në zyrën e Twitter në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, kanë zbuluar gazetarin Turki bin Abdulaziz Al-Xhasir dhe në muajin mars të këtij viti e kanë arrestuar atë.

Këta spiunë janë pjesë e ushtrisë kibernetike të regjimit Al Saud në rrjetet e internetit që merret me hetimin e aktivistëve të sferës virtuale. Disa media perëndimore kanë zbuluar se Saud Al-Kahtani, ish-asistent i Muhamed bin Selman, princit të kurorës së Arabisë Saudite, drejton këtë ushtri kibernetike të regjimit Al Saud.

 

Tags

Nov 07, 2018 15:09 Europe/Tirane
Komente