• Udhëtimi në Arabinë Saudite me pasaportë izraelite

Sajti informativ Mazerah Hatikhon, në një artikull të tij shkruan se në kuadër të përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve, Arabia Saudite do të japë mundësi sionistëve që të udhëtojnë në Arabinë Saudite me pasaportë izraelite.

Gazeta Haarets gjithashtu ka shkruar se me afrimin e marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Izraelit, ata që posedojnë pasaportë izraelite shumë shpejt do të futen në Arabinë Saudite. Gazeta në fjalë gjithashtu shkruan se palestinezët që kanë pasaportë të përkohshme nuk mund të futen në Arabinë Saudite sipas vendimit të Riadit dhe kjo do të pengojë me miliona palestinezë që të marrin pjesë në ceremoninë e haxhit. Kohët e fundit elita e klerikëve në Arabinë Saudite ka thënë se afrimi i marrëdhënieve me regjimin sionist, i jep dritë jeshile këtij regjimi që të zgjerojë valën e vrasjes së palestinezëve ndërsa perëndimit i lejon të zbatojë planet e padrejta kundër Palestinës.

Tags

Nov 09, 2018 08:46 Europe/Tirane
Komente