• Një fëmijë 10 vjeçar, vdes në Hudejda për shkak të rrethimit të vendosur nga Arabia Saudite

UNICEF ka njoftuar vdekjen e një fëmijë 10 vjeçar në Hudejda të Jemenit për shkak të luftës dhe rrethimit që Arabia Saudite i ka imponuar këtij vendi.

Adami, 10 vjeçar dhe me 10 kg peshë, ka humbur jetën për shkak të mungesës së ushqimit, thuhet në njoftimin e UNICEF. Ky organ paralajmëron se 400 mijë fëmijë në Jemen kanë të njëjtën gjendje si Adami dhe shton se çdo moment ata rrezikohen nga vdekja. Në Jemen jetojnë rreth 11 milion fëmijë dhe të gjithë vuajnë nga kequshqyerja. Martin Griffiths I dërguari i OKB në Jemen,  nga ana tjetër ka njoftuar shtyrjen e bisedimeve të paqes që pritej të organizoheshin deri në fund të këtij muajin. Bisedimet për paqen në Jemen, deri tani kanë dështuar për shkak të sabotimeve të vazhdueshëm të Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri.

Tags

Nov 09, 2018 08:46 Europe/Tirane
Komente