• Pas 18 muajve bllokadë të hekurt, mbreti Selman e fton emirin e Katarit për vizitë në Arabinë Saudite

Selman bin Abdulaziz, mbreti i Arabisë Saudite, të martën në mënyrë zyrtare ka ftuar emirin e Katarit Sheik Tamim bin Hamad Ale Thani që të marrë pjesë në samitin e 39-të të liderëve të vendeve anëtare të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se takimi i 39-të i liderëve të vendeve anëtare të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik zhvillohet më 9 dhjetor në Dammam në lindje të Arabisë Saudite.

Burimet informative të Kuvajtit ditën e premte kanë deklaruar se Arabia Saudite së shpejti do ta ftojë emirin e Katarit për të marrë pjesë në këtë takim.

Ekspertët kanë deklaruar se ftesa zyrtare e Arabisë Saudite për emirin e Katarit për të marrë pjesë në samitin e Dammamës do të thotë se Arabia Saudite dhe aleatet e saj kanë pranuar dështimin e politikave të Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj në vendosjen e bllokadës ndaj Katarit.

 

Tags

Dec 05, 2018 13:08 Europe/Tirane
Komente