• Gjeneral Kasem Sulejmani i dërgon dhuratë myftiut të myslimanëve sunitë të Irakut

Komandanti i forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit ka zhvilluar një takim me myftiun e myslimanëve sunitë të Irakut me të cilin ka biseduar edhe për çështje të ndryshme rajonale.

Kanali televiziv Al Alam raportoi se "Darul-Fetva" e myslimanëve sunitë të Irakut me anë të një deklarate, ka deklaruar se Shejkh Mahdi Al-Sumaidaie, kryemyftiu i myslimanëve sunitë të Irakut të martën ka pritur në një takim gjeneral Kasem Sulejmani, komandantin e forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit dhe Ebu Muhends,, zv/shefin e forcave Hashd Sha'bi.

Në këtë deklaratë thuhet se në këtë takim të dy palët kanë biseduar për nevojën e mbështetjes së kryemyftiut irakian ndaj Boshtit të Rezistencës.

Në këtë deklaratë gjithashtu thuhet se gjeneral Sulejmani duke vlerësuar qëndrimet e palëkundura të kryemyftiut të myslimanëve të Irakut, atij i ka dhuruar një simbol të shpatës së Hazretit Imam Ali (a.s.) dhe ka thënë: "Kjo shpatë është shenjë e sinqeritetit të ndjenjave dhe vëmendjes drejt çlirimit të Palestinës".

Tags

Dec 05, 2018 13:29 Europe/Tirane
Komente