• Mediat izraelite tallen me pretendimin e Netanjahut për Hezbollahun

Mediat izraelite u tallën me pretendimet e kryeministrit të regjimit sionist lidhur me veprimet e Hezbollahut libanez në gërmimin e tuneleve në kufijtë jugorë të vendit.

Regjimi sionist pretendoi të martën se la zbuluar tunelet e Hezbollahut për të infiltruar luftëtarë në Izrael dhe se ka kryer një operacion për t'i shkatërruar ato. Gazeta Yediot Aharonot publikoi një karikaturë të kryeministrit Benjamin Netanjahu si një shofer buldozeri dhe tallet me ish-ministrin e luftës, Avigdor Lieberman. Gazeta tjetër izraelite Haaretz gjithashtu thekson se qëllimi i këtij operacioni absurd është të fshehë rastet e korrupsionit me të cilat përballet Netanjahu. Gazeta Ma'ariv, në karikaturën e saj gjithashtu vuri në dukje fuqinë e vërtetë të Hezbollahut të Libanit. Allon Ben David gazetar i Kanalit 10 televiziv izraelit,  duke theksuar se Netanjahu po e ekzagjeron këtë çështje, shtoi: Izraeli nuk guxon të kalojë kufirin libanez dhe është i frikësuar të merret me tunelet e rezistencës libaneze.

 

Dec 05, 2018 20:21 Europe/Tirane
Komente