• Regjimi Al Khalifa me kryeministër të përhershëm!

Mbreti i Bahrejnit ka lëshuar një dekret për formimin e kabinetit të ri qeveritar me inkuadrimin e tre ministrave të ri në qeveri, mirëpo me po të njëjtin kryeministër të përhershëm.

Agjencia e lajmeve BENA njoftoi se në bazë të këtij dekreti të ri të mbretit bahrejnas Hamad bin Isa Ale Khalifa, ish-kryeministri Khalifa bin Selman Ale Khalifa me katër ish-zv/kryeministrat do të mbajnë përsëri të njëjtat pozita ndërsa princi i kurorës Selman bin Hamad bin Isa Ale Khalifa do të jetë zv/kryeministri i parë i Bahrejnit.

Gjithashtu ministrat e ministrive kyçe asaj të punëve të jashtme, të brendshme dhe drejtësisë, do të jenë përsëri në krye të këtyre ministrive.

 

 

Tags

Dec 06, 2018 15:23 Europe/Tirane
Komente