• Gorbachev: Bota në prag të një përballje

Lideri i fundit i ish-Bashkimit Sovjeti ka deklaruar se bota është në prag të rivalitetit të armëve dhe të një përballje të re.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mikhail Gorbachev të enjten në një artikull të publikuar të gazetën angleze “Time”, ka shkruar se ai dhe ish-presidenti amerikan Xhorxh Bush (babai), kishin arritur të ndërtojnë infrastrukturën e një partneriteti mes Moskës dhe Uashingtonit, mirëpo ky rezultat aktualisht është në rrezik.

Gorbachev ka shtuar: “Dialogu i parë serioz mes meje dhe Bush është zhvilluar në dhjetor të vitit 1987”. Lideri i ish-BRSS kujtoi se në atë kohë kishte shkuar për një vizitë në Uashington dhe Xhorxh Bush ishte zv/president i Amerikës, i cili ishte pajtuar se marrëdhëniet mes BRSS dhe Amerikës kishin arritur në një nivel të ri dhe ishte krijuar një rast i ri të cilin duhet shfrytëzuar në nivelin sa më të madh.

Xhorxh Bush e kishte siguruar Gorbachev se në rast se ai do të fitojë në zgjedhjet presidenciale të Amerikës, do t’i vazhdojë iniciativat dhe politikat të cilat Gorbachev i kishte filluar me ish-presidentin amerikan Ronald Reagan dhe kemi rënë dakord se në trajtimin e çështjeve të vendeve të treta, ne nuk do t’i dëmtojmë interesat e njëri-tjetrit.

Gorbachev ka shtuar: “Pas fitores së Xhorxh Bush në zgjedhjet presidenciale, procesi i afrimit të marrëdhënieve mes BRSS dhe SHBA e humbi dinamizmin e kaluar. Megjithëkëtë në samitin e Maltës në vitin 1989, u shënua një progres i madh dhe i dhamë fund luftës së ftohtë”.

Gorbachev theksoi: “Në vitin 1991, u nënshkrua pakti për reduktimin e armëve sulmuese strategjike i quajtur “Start-1” mes BRSS dhe Amerikës. Më kujtohet shumë mirë biseda telefonike më 25 dhjetor 1991 që zhvillova me Xhorxh Bush disa orë pasi deklarova dorëheqjen time nga posti i presidentit të Bashkimit Sovjetik. Ne së bashku me presidentin amerikan bëmë një vështrim mbi rezultatet e bashkëpunimeve tona. Rezultati kryesor i yni ishte marrëveshje për shkatërrimin e mijëra kapsulave të armëve bërthamore, raketave strategjike dhe taktike. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, arritëm t’i japim fund konflikteve në vende të ndryshme të botës. Ne ndërtuam bazën dhe themelin e partneritetit mes të dy vendeve. Mirëpo në epokën e tanishme, këto rezultate janë në rrezik dhe ne aktualisht ndodhemi në prag të një përballje dhe rivaliteti të ri të armatimeve”.  

Tags

Dec 06, 2018 16:54 Europe/Tirane
Komente