• OKB: 20 milionë jemenas rrezikohen nga uria

Agjencia e OKB-së për ushqimin ka paralajmëruar se numri i jemenasve që ndodhen në "krizë" ose "emergjencë" të ushqimit mund të rritet deri në 20 milionë pa ndihmën ushqimore të qëndrueshme, pasi lufta brutale e imponuar nga Arabia Saudite ndaj këtij vendi të varfër po i afrohet përvjetorit të katërt.

Programi Botëror i Ushqimit (WFP), organizata më e madhe humanitare në botë që shqyrton urinë dhe nxitjen e sigurisë ushqimore, njoftoi në një deklaratë të enjten lajmin shqetësues duke thënë se ky raport ishte bazuar në një sondazh të kryer së bashku nga Jemeni dhe ekspertët ndërkombëtarë në muajin tetor sipas sistemit ndërkombëtar për klasifikimin e krizave ushqimore. Organizata gjithashtu raportoi se rreth 65,000 jemenas, shumica e të  cilëve fëmijë, ishin në një "katastrofë" të ushqimit dhe ndodhen në prag të vdekjes nga uria. Situata është përkeqësuar në Jemen në muajt e fundit për shkak të një kolapsi të gjerë ekonomik pasi një ofensivë në shkallë të gjerë nga forcat agresore u nis kundër qytetit-port të Hudejdas në muajin qershor. Më shumë se 70 për qind e importeve të Jemenit kalojnë nëpër portin e Hudejdas, që aktualisht është nën një rrethim të fortë të imponuar nga forcat agresore saudite dhe emiratase.

 

Tags

Dec 06, 2018 18:49 Europe/Tirane
Komente