Dec 08, 2018 10:02 Europe/Tirane
  • Rusia posedon dëshmi dhe fakte të qarta mbi sulmin kimike të terroristëve në Alepo

Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se posedon fakte dhe dëshmi konkrete mbi implikimin e terroristëve në sulmin e fundit kimik në Alepo në veri të Sirisë. 

Ditën e premte ministria e mbrojtjes e Rusisë ka thënë se deklarata e Departamentit amerikan të shtetit kundër Rusisë dhe Sirisë nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për shpëtuar terroristët ndërkombëtar të pranishëm në Idlib dhe të varur nga grupi Helmetat e Bardha. Më herët DASH kishte pretenduar se qeveria siriane dhe ajo ruse duke hedhur akuza të padrejta ndaj grupeve siriane i akuzon ato për përdorimin e gazit klor në veriperëndim të Alepos. Terroristët e Frontit Nusra më 24 nëntor kanë sulmuar me armë kimike veriperëndimin e Sirisë dhe zonat e banuara nga civilët në qytetin Alepo. Më shumë se 100 civilë sirianë janë dërguar në spital për shkak të problemeve në frymëmarrje pas këtij sulmi.

Tags

Komente