Dec 09, 2018 09:55 Europe/Tirane
  • Zëdhënësi i Ansarullah: Në Jemen nuk ka asnjë forcë iraniane

Zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit në negociatat e paqes në Stokholm, pretendimet se në Jemen janë futur forcat iraniane, i ka quajtur të pabaza dhe të pavërteta.

Abdul’Malek Oxhari, pasi hodhi postë akuzat e koalicionit agresor saudit, mbi atë se raketat e Jemenit janë prodhim iranian, tha se raketat që përdor Jemeni janë prodhim vendas. Anëtari i zyrës politike të lëvizjes Ansarullah të Jemenit ka theksuar se pretendimet për ndërprerjen e operacioneve ushtarake të koalicionit saudit janë vetëm mashtrime që bëhen me qëllim të krijimit të rrethanave për fillimin e raundit të pestë të agresionit ushtarak në Al-Hudejda në perëndim të Jemenit. Ai ka shtuar: "Shtetet agresore kundër Jemenit kanë dërguar edhe 3000 mercenarë sudanezë në provincën Hudejda të Jemenit për t'i plotësuar radhët e forcave të tyre mercenare të cilat po arratisen për çdo ditë nga betejat e luftës". Ai vuri në dukje se as sulmet ajrore dhe artilerike të koalicionit agresor saudit kundër Hudejdas nuk janë ndërprerë dhe ne shpresojmë arritjen e një fitore të madhe në këtë betejë e cila do t'i ndryshojë edhe më shumë ekuacionet e luftës së Jemenit në favor të forcave që po mbrojnë sovranitetin dhe pavarësinë e këtij vendi.

Tags

Komente