Dec 09, 2018 09:55 Europe/Tirane
  • Netanjahu bën përpjekje për zyrtarizmin e marrëdhënieve Tel Aviv-Riad

Gazeta sioniste Times ka shkruar se kryeministri i regjimit sionist Beniamin Netanjahu po bën përpjekje për zyrtarizmin e marrëdhënieve mes regjimit sionist dhe Arabisë Saudite.

Yossi Cohen kreu i Mosadit izraelit dhe disa funksionarë amerikanë, po ndihmojnë Netanjahun që të zyrtarizojë marrëdhëniet e Izraelit me Arabinë Saudite. Me ndihmat e autoriteteve amerikane, Netanjahu shpreson që zyrtarizimi i marrëdhënieve Tel Aviv-Riad të arrihet përpara zgjedhjeve të ardhshme në Izrael që do të mbahen në muajin nëntor 2019. Disa burime izraelite gjithashtu kanë bërë të ditur se regjimi sionist është në kontakte të vazhdueshme për normalizimin e marrëdhënieve me shumë vende arabe. Vitet e kaluara janë publikuar shumë lajme për afrimin e marrëdhënieve të regjimit sionist me vendet arabe. Mirëpo vitin e fundit janë përhapur lajmet për mundësinë e normalizimit të marrëdhënieve mes Izraelit dhe Arabisë Saudite dhe EBA.

Tags

Komente