Dec 09, 2018 09:55 Europe/Tirane
  • Përpjekjet e amerikës për krijimin e një ushtrie lokale në Siri

Kreu i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane njoftoi vendimin e Amerikës për organizimin dhe trajnimin e 40 mijë forcave lokale në lindje të Sirisë.

Gazeta Uashington Post citon gjeneral Josef Dunford, të ketë thënë se shkaku i krijimit të kësaj force është prania e grupit terrorist ISIS në lindje të Sirisë. Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, pa dhënë detaje mbi numrin e forcave amerikane të pranishme në lindje të Sirisë tha se për momentin nuk ka ndonjë program për largimin dhe tërheqjen e këtyre trupave nga Siria. Kjo deklaratë e autoriteteve amerikane bëhet në kohën kur Valrei Grasimov kreu i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Rusisë ditën e enjte ka thënë se forcat e ISIS aktualisht gjenden vetëm në lindje të Eufratit dhe në juglindje të Sirisë, zona që kontrollohen nga forcat amerikane. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.  Me nisjen e krizës në Siri, grupi terrorist takfirist ISIS nisi aktivitetet e tij në këtë vend të prekur nga kriza dhe më pas në vitin 2013 sulmoi qeverinë e Irakut. Gazeta libaneze Bena në një artikull të Vafik Ibrahim shkruan se amerikan me qëllim ndarjen dhe copëtimin e Sirisë, mbështet terroristët në këtë vend. Grupet terroriste në Siri që janë mbështetur nga Amerika në 5 vitet e fundit tashmë kanë humbur rolin dhe aktivitetin e tyre dhe Amerika shpreson se me krijimin e grupeve të reja terroriste do të ndalojë çlirimin e plotë të të gjithë territorit sirian. Për ata rëndësi ka dobësimi i Sirisë, copëtimi i këtij vendi dhe më pas grabitja e tij. në kushte të tilla forcat e koalicionit të ashtuquajtur anti-terrorizëm të kryesuar nga Amerika, në vend që të luftojnë grupin terrorist ISIS po merren me organizimin e një force të re, trajnimin dhe pajisjen e saj me armatime e cila do të jetë në varësi të Amerikës. Koalicioni amerikan i ashtuquajtur anti-terrorizëm tashmë është kthyer në një formacion mbështetës i grupeve terroriste në rajon. Veprimtaria e Amerikës në Siri bie ndesh me sloganet e këtij vendi për vendosjen e rendit dhe stabilitetit në rajon dhe për luftën kundër terrorizmit. Politika e Uashingtonit bazohet në parimin e krijimit të tensioneve dhe dhënien e mundësive terroristëve për të zgjeruar dhunën në shkallë rajonale dhe ndërkombëtare.

 


 

Tags

Komente