Dec 09, 2018 13:33 Europe/Tirane
  • Emir i Katarit nuk merr pjesë në samitin e liderëve të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik

Shtetet anëtar të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik po mbajnë një takim në kryeqytetin saudit, por Emiri i Katarit nuk pritet që të marrë pjesë në këtë ngjarje, pas rritjes së tensioneve me shtetet të tjera anëtare.

Samiti i Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik që përbëhet nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni, Kuvajti, Omani dhe Katari,  po mbahet sot në Riad të Arabisë Saudite.

Duke cituar një zyrtar të Katarit, agjencia e lajmeve turke, Anadolu raporton se emiri Tamim bin Hamad Al Thani nuk do të marrë pjesë, por një ministër i Katarit do të përfaqësojë vendin në këtë ngjarje.

Megjithatë, nuk është dhënë asnjë arsye se pse Emiri i Katarit nuk do të marrë pjesë. Ai është ftuar zyrtarit nga mbreti Salman i Arabisë Saudite që të marrë pjesë në këtë ngjarje.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti, në qershorin e vitit 2017 ndërprenë lidhjet diplomatike dhe ekonomike me Katarin, duke e akuzuar këtë shtet se mbështetë aktivitetet terroriste në rajon, akuza këto që Katari i mohon.

Tags

Komente