Dec 09, 2018 19:36 Europe/Tirane
  • Lieberman: Turpi i humbjes së Izraelit përballë Hamasit nuk harrohet

Ministri i dorëhequr i luftës i regjimit sionist ka njoftuar se turpi i humbjes së Izraelit përballë Hamasit në Rripin e Gazës nuk harrohet.

Avigdor Lieberman duke kritikuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu dhe ushtrinë e këtij regjimi, u bëri thirrje autoriteteve të Tel Avivit që në vend se të përqendrohen në operacionet "Mburoja e Veriut", të reagojnë ndaj veprimeve të Hamasit në Rripin e Gazës.  Ministri i luftës së regjimit sionist, Avigdor Lieberman, dha dorëheqje pas vendimit të qeverisë për të pranuar një armëpushim, për t'iu dhënë fund përleshjeve me Rezistencën Palestineze në Rripin e Gazës. Duke e cilësuar këtë veprim si "dorëzim ndaj terrorit", Lieberman tha se partia e tij nacionaliste Yisrael Beiteinu del nga koalicioni me kryeministrin Benjamin Netanjahu.

 

Tags

Komente