Dec 09, 2018 20:30 Europe/Tirane
  • Hezbollah: Asnjë vend në Izrael nuk është i sigurt nga raketat tona

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit deklaroi se në të gjithë Izraelin nuk ka asnjë vend jashtë rrezes së raketave të lëvizjes së rezistencës libaneze.

"Nuk ka as një pikë të vetme në territoret e pushtuara jashtë rrezikut të raketave të Hezbollahut", tha të dielën Sheikh Naim Kasem në një intervistë me gazetën al-Vefagh. Izraeli ka nisur një sërë operacionesh përgjatë kufirit libanez dhe një ministër izraelit ka lënë të kuptohet se një inkursion izraelit në Liban mund të kryhet mënyrë që të shkatërrojë atë që regjimi sionist pretendon se janë tunelet e Hezbollahut. Një inkursion izraelit në Liban ka të ngjarë të shkaktojë një konfrontim të madh me Hezbollahun. Lëvizja libaneze e rezistencës ka paralajmëruar se Izraeli do të "pendohet" për agresionin ndaj Libanit. "Sionistët nuk mund të tolerojnë një nivel aq të lartë kërcënimesh në konfrontimin me Hezbollahun, prandaj ata nuk kanë asnjë motiv për të hyrë në një luftë tjetër me Libanin", tha Naim Kasem. "Edhe kur kërcënojnë ata thonë, 'Nëse Hezbollahu na sulmon, ne do të reagojmë', sepse rregullat e angazhimit të krijuar në Liban nga Hezbollahu e kanë bërë shumë të vështirë që Izraeli të konsiderojë nisjen e një lufte kundër Libanit", tha zëvendëssekretari i përgjithshëm i Hezbollahut.

 

Tags

Komente