Dec 10, 2018 09:59 Europe/Tirane
  • Sulm raketor kundër Damaskut, sistemi mbrojtës i rrëzon të gjitha

Mediat siriane kanë bërë të ditur një sulm me raketa kundër kryeqytetit sirian Damask dhe thekson se të gjitha raketat janë rrëzuar nga sistemi mbrojtës raketor i Sirisë.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Sana e lajmeve e cila citon burime nga ushtria e Sirisë. Sistemi mbrojtës anti-ajror i Sirisë ka zbuluar dhe asgjësuar të gjitha raketat që janë lëshuar në drejtim të kryeqytetit. Sipas disa mediave siriane, sulmi me raketa është kryer nga Izraeli. Izraeli deri tani për të mbështetur dhe mbrojtur terroristët në Siri ka sulmuar disa herë pozicionet e ushtrisë dhe infrastrukturën e Sirisë. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011. 

Tags

Komente