Dec 10, 2018 09:59 Europe/Tirane
  • Sekondat e fundit të shpërbërjes së Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik

Takimi i 39-të i Këshillit për Bashkëpunim të gjirit Persik, ka nisur punimet ditën e dielë në Riad në kohën kur krerët e Katarit dhe Omanit vende që janë anëtare në këtë këshill, nuk kanë marrë pjesë në Riad.

Shtetet anëtare të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik po mbajnë një takim në kryeqytetin saudit, por Emiri i Katarit nuk pritet që të marrë pjesë në këtë ngjarje, pas rritjes së tensioneve me shtetet të tjera anëtare. Samiti i Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik që përbëhet nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni, Kuvajti, Omani dhe Katari,  po mbahet sot në Riad të Arabisë Saudite. Duke cituar një zyrtar të Katarit, agjencia e lajmeve turke, Anadolu raporton se emiri Tamim bin Hamad Al Thani nuk do të marrë pjesë, por një ministër i Katarit do të përfaqësojë vendin në këtë ngjarje. Megjithatë, nuk është dhënë asnjë arsye se pse Emiri i Katarit nuk do të marrë pjesë. Ai është ftuar zyrtarit nga mbreti Selman i Arabisë Saudite që të marrë pjesë në këtë ngjarje. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti, në qershorin e vitit 2017 ndërprenë lidhjet diplomatike dhe ekonomike me Katarin, duke e akuzuar këtë shtet se mbështetë aktivitetet terroriste në rajon, akuza këto që Katari i mohon. Takimi i Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik, organizohet në Riad në kushtet kur që nga vitit 1981 kur u formua ky këshill, situata e brendshme e tij asnjëherë nuk ka qenë më e rrezikuar sesa sot. Takimi i Riadit është takimi i dytë i Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik që nga koha e tensionimit të marrëdhënieve mes Katarit dhe vendeve arabe që kanë vendosur embargo ndaj tij. vendet që kanë sanksionuar Katarin, akuzojnë Dohan se mbështet terrorizmin dhe për këtë kanë ndërprerë lidhjet e tyre diplomatike me Katarin. Edhe pse emiri i Kuvajtit është përpjekur prej mëse 1 viti që të pajtojë vendet e lartpërmendura me Katarin, mirëpo embargoja ndaj këtij vendi vazhdon dhe vendet sanksionuese insistojnë në realizimin e kërkesave të tyre si ulja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, mbyllja e kanalit Al Jazeera dhe ndërprerja e mbështetjes për Hamasin. Për momentin tensionet dhe mosmarrëveshjet mes vendeve anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik, janë shtuar aq shumë saqë kanë shtuar mundësinë e shpërbërjes dhe shkatërrimit të këtij këshilli. Katari ka kërcënuar shumë herë me tërheqjen dhe largimin e tij nga këshilli në fjalë dhe mos pjesëmarrja e krerëve të vendeve anëtare në takimet e Këshillit tregon për pamundësinë e Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik në zgjidhjen e krizave të brendshme, rajonale dhe mosmarrëveshjeve. Pra sipas shumë analistëve tërheqja dhe dalja e Katarit nga anëtarësimi i tij në Këshillin për Bashkëpunim të Gjirit Persik, do të thotë shpërbërje dhe shkatërrim të këtij organi.

 

 

Tags

Komente