Jan 11, 2019 09:56 Europe/Tirane
  • Shkarkohen nga puna me qindra pilotë të kompanisë Al Itihad të Emirateve

Kompania ajrore Al-Itihad e EBA ka shkarkuar nga puna me qindra pilotë të saj.

Sipas një njoftimi të kësaj kompanie, do të shkurtohen nga puna rreth 160 pilotë nga të cilët 50 do të shkarkohen deri në fund të Janarit. Al-Itihad aktualisht ka në punë më shumë se 2065 pilotë dhe personel të avionëve për udhëtarët. Kompania në fjalë ka pësuar një dëm prej 3.5 miliard dollarë brenda dy viteve të kaluara dhe për këtë ka marrë vendim të shkurtojë personelin e saj.

Tags

Komente