Jan 11, 2019 09:56 Europe/Tirane
  • Libani ankohet pranë OKB kundër regjimit sionist

Këshilli i lartë i mbrojtjes në Liban, pas provokimeve të fundit të ushtarakëve sionistë, është ankuar pranë OKB kundër regjimit sionist.

Mediat libaneze kane njoftuar se ushtarakët e regjimit sionist kanë vendosur 25 blloqe në kufirin mes Libanit dhe territoreve të pushtuara palestineze, 6 prej të cilave janë vendosur në rajonin Abaisseh që është zonë kontesti mes Libanit dhe Izraelit. Veprimet e regjimit sionist në kufijtë jugorë të Libanit janë shkelje e territorit libanez që bie ndesh me rezolutën 1701 të KS të OKB. Në bazë të kësaj rezolutë Libani është ankuar pranë OKB kundër regjimit sionist.

Tags

Komente