Jan 11, 2019 16:26 Europe/Tirane
  • Sionistët uzurpojnë 172 hektarë të tokave palestineze

Burimet informative të premten kanë bërë të ditur përpjekjet e autoriteteve sionist për uzurpimin dhe konfiskimin e 172 hektar të tokave palestineze në Kodsin e pushtuar.

Agjencia e lajmeve Palestine Today njoftoi se regjimi sionist synon që një pjesë të gjerë të këtyre tokave palestineze ta uzurpojë dhe konfiskoj në qytezën Tur dhe një pjesë të tyre në qytezën Isavije afër qytetit Kods.

Në lidhje me këtë Muhamed Abu Hafs, një funksionar lokal i qytetit Isavija, ka thënë: “Sionistët dy muaj më parë na kanë kumtuar një plan për uzurpimin dhe konfiskimin e këtyre tokave”.

Ai shtoi se sionistët kanë tetë vjet që bëjnë përpjekje për uzurpimin dhe konfiskimin e tokave të këtyre rajoneve. Regjimi sionist synon që pas uzurpimit të këtyre tokave, të ndërtojë aty një park publik.

 

Tags

Komente